Skip to content

Bllokohet rruga e Arbrit/ Shkak shembja e madhe e një masivi dheu

8ef84c25 b6ba 4aaa 92de c4a720a2d50c

Është bllokuar qarkullimi në rrugën e Arbrit në afërsi të tunelit të Murrizit.

 

Shkak është bërë shembja e një masivi të madh dheu pak metra larg hyrjes së tunelit të Murrizit, në të njëjtin vend ku është shembur edhe gjatë muajve të pranverës. Kjo ka bërë që dhjetra mjete që lëviznin drejt Tiranës apo Qarkut Dibër të bllokohen.

 

Drejtuesit e mjeteve thonë që po presin prej kohësh për të kaluar, ndërsa është vënë në dispozicion një mjet për heqjen e dheut.

Reshjet e shumta të shiut të nisura që mbrëmjen e kaluar e kanë vështirësuar situatën duke bërë që të ketë probleme në rrugët kombëtare të qarkut Dibër.