Bashkia e Bajram Curri i ka lënë në mëshirë të fatit të gjithë bizneset turistike në bjeshkët e Tropojës.

Një i moshuar 64-vjeçar përveç punës si kuzhinier në një nga restorantet të zonës është i detyruar që me lopatë të pastrojë nga dëbora dhe akulli rrugën 4 km të gjatë në mënyrë që të vijnën turistët dhe biznesi mos falimentojë.

Gjatë fjalës së tij i moshuari thotë se pavarësisht se biznesi paguan taksat bashkia e Bajram Currit është indiferente dhe nuk i ndihmon për asgjë madje edhe transportin e plehrave e bëjnë vetë për të mos ndotur ambientin e bukur që ofron natyra në bjeshkët e Tropojës.

Fjala e 64-vjeçarit i cili detyrohet të pasrojë rrugën me lopatë:

“E shikoni njerëz çfarë po bëj unë në moshën time 64 vjeç burrë kam ardhur nga Tirana, kam mbi dy vite që punoj kuzhinier në një biznes këtu në Velishtë në bjeshkët e Tropojës. Dal hap rrugët nga dëbora për arsye që biznesi ynë mos shkojë drejt falimentimit pa na ardhur njerëz. Klientela në këto pikë turistike nuk vijn dot. Është normale që mos vijnë sepse këtu vetëm me tank mund të hysh. Nuk kemi ndihmë nga bashkia e qytetit të bajram Currit, ku për 4 km rrugë të bëjë xhiro fadroma nuk vjen fare, pavarësisht kërkesave tona që i kemi dërguar. Përvec punës i kuzhinier dal edhe hap edhe dëborën këtu është shumë e vështirë, mirë kjo por ana negative për moshën që kam. Nëse na ndodh dicka të jem sëmurë si do të shkosh në spital në qytet, nuk shkon dot.

E dyta, kam që më 30 nëntor që kam për të bërë vaksinën e dytë për të mbrojtur veten nga kjo pandemi që ka pllakosur gjithë botën. Nuk shkoj dot për arsye se nuk zbret makina në këtë rrugë, kujt ti lutem ? kujt ti them? Bashkia është shumë indiferente, as na ndihmon, as na shikon, kanë kthyer kurrizin dhe shikojnë vetëm interesat e tyre personale dhe karrigen e tyre. Gjithmonë jemi lutur për të na hapur rrugën dhe këta djem që kanë hapur biznesin me pagesat e tyre kanë paguar njerëz privat me mjetet e tyre private që na kanë hapur rrugën. Por tani të paguash taksat dhe detyrimet ligjore të bashkisë dhe bashkia nuk të ndihmon është turp turp kush të ndihmon. Më shumë na gjenden njerëz privat kundrejt pagesës , pra punojmë për ta hapur rrugën nga gurët, nga bora dhe gjitha. Duhet mirëmbajtur kjo rrugë për ti bërë reklamë këtij vendi për biznesin e turizmit në bjeshkët e Tropojës janë këta cuna që e kanë bërë këtë, por bashkia nuk i jep asnjë krah as të majtën as të djathtën në kuptimin e ndihmës, kaq të paaftë janë këta.

Tjetra, duke qënë se janë djem të rinj, ata kanë lënë Tiranën , qefin e Tiranës dhe kanë ardhur këtu për të ndërtuar këtë biznes që jetojnë prej 3 vitesh këta djem të rinj, që jetojnë dhe punojnë pa problem nga mëngjesi deri në darkë. Të licencuar nga shteti, paguajnë gjithë taksat, detyrimet ndaj Bashkisë dhe plehrat që krijojmë ne aty nuk i hedhim këtu në këtë zonë kaq të bukur, por i ngarkojmë në makinë edhe i hedhim vetë në qytet pavarësisht se këtaj paguajnë taksën e plehrave, kjo është bashkia e Bajram Currit, këto janë personat që udhëheqin këtë bashki që nuk na ndihjmojnë fare neve. Për momentin kaq kisha, më vonë do të flas prapë”, thotë burri.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re