Skip to content

Bllokohet rruga nga rrëshqitja e dherave, izolohen banorët në fshatin Tresh të Lezhës: Kemi votuar këtë qeveri, por na kanë harruar!

Një rrugë është shembur prej tre muajsh në Tresh të Lezhës, duke izoluar 6 shtëpi.

Rruga e shembur nga erozioni në një gjatësi prej 50 metra linear, ndërsa e gjithë kodra e fshatit ka lëvizur, duke rrezikuar dhe disa shtëpi. Situata e krijuar ka vënë në alarm banoret të cilët thonë se jetojnë me frikë, ndërsa shqetësimin e tyre e kanë prezantuar tek pushteti vendor, por deri tani nuk është marrë asnjë masë.

“3 muaj ka që janë shemb dhe na ka bllokuar 6 familje, s’kemi rrugë makine. Kemi lajmëruar komunën, kryetarin e qarkut dhe kanë ardhur e kanë parë dhe na kanë thënë kur t’u dalë koha do vijnë të punojnë. P[problem situata është se nuk kemi ku të dalim, me u sëmur njeri nuk futet ambulanca, zjarrfikësja, jemi të bllokuar 6 familje. Edhe shtëpitë lart janë të rrezikuar por edhe ato poshtë u ka rënë dheri afër shtëpisë, ka investuar vetë ai por vendi ka rrëshqitur. Ne kemi votuar për këtë qeveri të na ndihmojë të bëhet rruga”, tha banori i zonës.

Ndonëse shembja ka ndodhur prej kohesh Bashkia Lezhë nuk ka marre ende asnjë masë, duke lënë të mbyllur 6 familje në këtë fshat të cilat nuk kanë asnjë rrugë komunikimi me qendrën dhe Lezhën.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb