Policia kufitare ka bllokuar velierën turistike me flamur amerikan që u ankorua të enjten në portin e Vlorës.

Mjeti lundrues është vendosur  në zonën e Triportit, dhe do të qëndrojë aty deri në momentin që prokuroria do të mbyllë hetimet.

Kjo pasi dyshohet se veliera mund të jetë e grabitur dhe mund të përdorej për qëllime kriminale nga ana e katër personave që ndodheshin në bord.

Por ndalimi i mjetit lundrues është cilësuar absurd nga ana e pronarit të saj rus, Dimitri Nikulin. Ai thotë se u detyruan që të ndalonin në ujërat territorial për shkak të motit të keq.

 

DIMITRI NIKULIN

PRONAR I VELIERES

 

Ndalimi ishte absurd, moti i keq na detyroi të ndalonim në ujërat territoriale gjatë natës. Radiot detare nuk funksionojnë gjatë natës dhe vetëm në mëngjes arrita të kontaktoja me oficerët e policisë kufitare për të bërë procedurën, por ata na ndaluan menjëherë. Sipas ligjit detar nëse ka mot të keq mund të ndalosh në cilindo shtet. Përveçse në Shqipëri jo

 

Veliera kishte si destinacion Malin e Zi dhe në bordin e saj ishin katër persona, dy rus e dy ukrainas.

Por pavarësisht pretendimeve të katër shtetasve të huaj, prokuroria po heton dhe të shkuarën e tyre nëse kanë apo jo precedent të mëparshëm penal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re