Sazan Guri thotë se është kërcënuar me jetë mbrëmjen e djeshme.

Ambientalisti thotë se një miku i tij, i ka thënë se ka dëgjuar rastësisht një polic që ka thënë se do ta ndajë në 500 copa nëse bllokon sërish rrugën te Unaza e Re.

Guri thotë:

“U mendova gjithe naten, ta them a mos ta them?!?!

Mbasi me thiren dje pasdite ne komisariatin nr. 6 kombinat, vone nga ora 22, sapo dola me zonjen time nga Teatri me drame Xhelati, nje drejtues (vete xhelati) i larte i Policise se Tiranes, me dergon fjale (ne sy te gruas), me nje mik shtepie si lajmes, qe nese shkon prap te protesta e banorëve te Unazes do të bejme 500 copa.

Sigurisht, nuk jam pjese e hallit te banoreve, por jam pjese e se drejtes publike te ata sot, dhe te kushdo qofte neser, ndaj e bera lajmin publik. sg”, shkruan Sazan Guri në postimin e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re