Skip to content

Bllokuan fluturimet, Gjykata pranon kërkesat e prokurorisë për 3 kontrollorët, 1 në arrest shtëpie dhe 2 të tjerët në burg

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesat e prokurorisë për 3 kontrollorët e trafikut ajror të akuzuar për shpërdorim detyre pasi nxitën bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit.

Flora Ndreca është lënë në arrest shtëpie ndërkohë që 2 të tjerët, Muhin Mezini dhe Armando Fezga janë lënë në burg.

“Nga përmbajtja e bisedave të zhvilluara mes tyre nga shtetasi Armando Fezga me persona të ndryshëm rezulton që ai në datën 7 ka rezervuar gjithsej 25 dhoma dyshe për stafin e kontrollorëve të Albcontrol në hotel Airport Tirana.

Gjithashtu nga deklarimet provohet se shtetasit Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ndikuar tek vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohshme për punë, me qëllim shmangien e detyrimit ligjor për të ushtruar detyrën e tyre funksionale në institucionin e rëndësiusë së vecantë.

Kryerja e këtyre veprimeve në datat 6 dhe 7 kanë sjellë pasoja duke nxjerrë jashtë funksionit kullën dhe aeroportin Nënë Tereza.

Keta shtetas me veprimet dhe mos veprimet e tyre në bashkëpunim, kanë sjellë pasoja të rënda në dëm të udhëtarëve dhe personit juridik”, thuhej në dosjen e prokurorisë.