Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas denoncimit të bërë nga ish-kryeministri Berisha i cili tha se një badigard i Ramës ka nderruar jetë në incidentin e Librazhdit, dhe policia po e fsheh ngjarjen.   

Në një postim në twitter ministri Lleshaj bën thirrje për mediat dhe qytetaret të bejne kujdes të shtuar ndaj  dezinformimit të qëllimshëm si ky bllof i turpshëm.

“Mediat dhe qytetarët janë të ftuar për kujdes të shtuar ndaj dezinformimit të qëllimshëm si ky bllofi i turpshëm, që u pa qartësisht sot dhe që pason të njëjtën tentativë kriminale për të mashtruar shqiptarët pas protestës së datës 2 qershor, kur u tentua t’i faturohej Policisë një vepër kriminale e kryer nga vetë protestuesit.”– shkruan Lleshaj. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re