Ambasada hollandeze ka reaguar për integrimin e Shqipërisë në BE pasi ministri i Jashtëm holandez Stef Blok u tha deputetëve në Hagë se do të kërkojë ndarjen e Shkupit nga Tirana. Sipas tij vetëm Maqedonia e Veriut ka plotësuar kushtet që të hapë negociatat në muajin Dhjetor.

Por në reagimin e ambasadës hollandeze thuhet se paketa e zgjerimit do të diskutohet në Nëntor në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme ndërsa pritet që në javët në vijim, qëeveria hollandeze ti dërgojë një vlerësim të paketës Parlamentit Europian.

Reagimi i plotë: Sikurse është rënë dakord me Parlamentin, Qeveria Hollandeze është angazhuar të përditësojë rregullisht parlamentin sa i takon çështjes së zgjerimit të BE-së.

-Diskutimet e djeshme në parlament ishin pjesë e këtij angazhimi.

-Dje, parlamenti hollandez diskutoi shkurtimisht një letër që Ministri i Jashtëm Blok i pati dërguar parlamentit në dt 4 Shtator. Letra i referohej draftit të kuadrit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shpërndarë nga Komisioni Europian në datën 1 korrik dhe që së fundmi po diskutohet në Bruksel.

-Në datën 6 Tetor, Hollanda gjithashtu mori paketën vjetore të zgjerimit të publikuar nga Komisioni Europian, pjesë e të cilës është dhe raport progresi për Shqipërinë për 2020.

-Si zakonisht, qeveria hollandeze do t’i dërgojë një vlerësim të kësaj pakete parlamentit në javët në vijim. Kjo do të vijohet nga një debat sipas procedurave parlamentare.

-Do të jetë takimi i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në nëntor ku do të diskutohet paketa e zgjerimit.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re