Shqetësimet e disa vendeve të mëdha evropiane për pasojat e mundshme negative të sanksioneve perëndimore kundër Rusisë në rast të një pushtimi të Ukrainës, krijojnë rrezikun e ndarjes së Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj evropianë lidhur me ashpërsinë e sanksioneve, shkruan Bloomberg, duke cituar “burime të informuara”.

Sipas burimeve të agjencisë, aleatët amerikanë në Evropë janë të bashkuar në dëshirën e tyre për të parandaluar një konflikt të mundshëm të armatosur midis Ukrainës dhe Rusisë dhe paralajmërojnë këtë të fundit për sanksionet e afërta në shkallë të gjerë, por në të njëjtën kohë disa prej tyre “shprehin shqetësimin për për pasojat e mundshme të masave të tilla për ekonomitë e tyre.

“Ky grup vendesh po analizon efektet ekonomike dhe ligjore të sanksioneve të mundshme”, shkruan Bloomberg.

Sipas agjencisë, evropianët janë të shqetësuar, ndër të tjera, për masën e mundshme hakmarrëse të Rusisë – reduktimin ose ndërprerjen e furnizimit me gaz në Evropë, e cila tashmë po përjeton një krizë energjetike. Përveç kësaj, thekson Bloomberg, vendosja e sanksioneve anti-ruse do të kërkonte pëlqimin unanim të të gjithë anëtarëve të BE-së, të cilët kanë “pikëpamje përgjithësisht të ndryshme për Rusinë”.

“Dallimi në qasje tregon sfidën me të cilën përballen Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në përpjekjen për të ushtruar presion mbi presidentin Vladimir Putin për të ndaluar grumbullimin e trupave pranë kufirit me Ukrainën”, shkruan Bloomberg.

Më herët u bë e ditur se administrata amerikane po shqyrton mundësinë e kufizimit të eksportit të produkteve të teknologjisë së lartë në Federatën Ruse, si dhe të mikroelektronikës, e cila bëhet me ndihmën e teknologjive apo softuerëve amerikanë.

Lista e komponentëve dhe mallrave mund të ndryshojë nga avionika te telefonat inteligjentë, konzolat e lojërave dhe televizorët. Një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha në një konferencë mbi bisedimet e ardhshme ruso-amerikane ë sigurisë të shtunën se Rusia do të përballet me “sanksione financiare dhe ekonomike” dhe pasoja diplomatike në rast të agresionit kundër Ukrainës.

Bisedimet ruso-amerikane fillojnë në Gjenevë të hënën, Këshilli Rusi-NATO është planifikuar të takohet në Bruksel të mërkurën dhe një takim i Këshillit të Përhershëm të OSBE-së do të mbahet në Vjenë më 13 janar.

Sipas njoftimeve, bisedimet do të fokusohen kryesisht në iniciativat ruse për sigurinë në zonën euroatlantike.

Më 17 dhjetor 2021, Ministria e Punëve të Jashtme ruse publikoi projekt-marrëveshjet ruse për garancitë e sigurisë që Moska pret nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO.

Dy marrëveshjet – me Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e saj – përfshijnë, ndër të tjera, ndalimin e zgjerimit të NATO-s në lindje, duke përfshirë refuzimin për të pranuar Ukrainën, si dhe vendosjen e kufizimeve në vendosjen e armëve serioze sulmuese, veçanërisht ato bërthamore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re