Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka përgënjeshtruar lajmin se shoqëruesi i Presidentit ka kërcënuar sot banorët.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Blushi shkruan se çdo shqetësim i drejtë i banorëve është dëgjuar dhe mbajtur shënim nga ekipi i Presidentit
“Keqardhje për dizinformacionet dhe gazetarinë e mjerrë të portalit të M.B-së.
Asnjë shoqërues i Presidentit nuk ka kërcënuar sot asnjë banor. Çdo shqetësim i drejtë i tyre është dëgjuar dhe mbajtur shënim nga ekipi i Presidentit. Ankesa e banorit në Shkafane për sjelljen arrogante të Kryeplakut të fshatit i është raportuar autoriteteve përkatëse për verifikim dhe marrje masash.
TURP, TURP, TURP për këtë gazetari të mjerrë”!
