Skip to content

Blushi i Presidencës publikon foton e psiqiatrikut, Mero Baze tallet me Presidentin: Ilir Meta e paska gjetur godinën e spitalit të vet në Vlorë

Një ditë më parë zëdhënësi i Presidentit publikoi foton e spitalit psiqiatrik në Vlorë, duke u shprehur se këtu e ka vendin kryeministri Edi Rama më 26 prill, pas humbjes në zgjedhje.

Gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA” Mero Baze, riposton statusin e Blushit të Metës, të shoqëruar me shënimin se lajmi i mirë është se Meta e paska gjetur goditën e spitalit të vet në Vlorë.

Madje Baze vlerëson dhe stafin e Metës, të cilët kanë inspektuar dhomat e psiqiatrikut për kushtet.

“Më në fund një lajm I mirë. Ilir Meta e paska gjetur godinën e spitalit të vet në Vlorë. Paska dërguar dhe stafin ta inspektojë për kushtet. Do ti duhet deri më 26 Prill”, shkruan Baze në postin e tij në rrjetin social!

Ilir Meta tashmë po qëndron thuajse “non stop” në qarkun e Vlorës ku herë përmes konferencave të shtypit, herë duke shpërndarë dekorata, si dhe duke organizuar darke e dreka publike dhe të fshehta është mobilizuar me kohë të plotë në fushatën për LSI-në.(TemA)