ITALI– Një 27-vjeçar shqiptar, me incialet X.M, ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur pak para mesnatës së Krishtlindjes në Via Emilia Ovest, pranë Marzaglia Vecchia.

Sipas medieve italiane, një makinë tip Range Rover dhe MBW e drejtuar nga 27-vjeçari shqiptar janë përplasur kokë më kokë.

Drejtuesi i Range Rover është një 28-vjeçar, i cili u dërga në spital me lëndime të lehta.

Dinamika e saktë e aksidentit është ende duke u rikonstruktuar nga policia vendase./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re