Një aksident është shënuar mesditën e kësaj tw enjte në lagjen periferike “Uznovë” në Berat. Dy mjete janë përplasur  me njëra-tjetrën dhe si pasojē e përplasjen njëri prej mjeteve ka përfunduar në oborrin e rrethuar të një dyqani në anë të rrugës,duke thyer rrethimin dhe stendat e dyqanit. Nga përplasja të dyja mjetet kanë pësuar dëme materiale por fatmirësisht dy drejtuesit e mjeteve kane mar demtime te lehtë. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore që kanë kryer edhe ekspertimin e vendngjarjes. Sipas policisë,shkak për këtë përplasje është bërë shpejtësia jashtë normave të lejuara e mjetit tip BMW, me targa AA 199 AT,i cili ka goditur në ecje mjetin tip Renault,me targa AA 703 BG,duke e nxjerrë këtë të fundit jashtë rruge dhe brenda ambjenteve të jashtme të një dyqani,ku edhe ka shkaktuar dëme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re