Skip to content

BMW “fluturon” jashtë rruge/ Vdesin djali dhe vajza adoleshente në Shkodër

Aksident naten 1

Aksident tragjik në Shkodër, ku kanë humbur jetën dy të rinj, shoferi 21 vjeç dhe pasagjerja 16 vjeçe!

Sipas policisë sot ne mengjes rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë, si rezultat i shpejtesisë në kthesë, një mjet tip BMW, ka dalë nga rruga.

Mjeti eshte përplasur me një mur dhe si pasojë kanë humbur jetën, drejtuesi i mjetit, shtetasit A. P. 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja shtetasja D. T. 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit