TIRANE-Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Laprakë, ku një makinë tip ‘BMW’ ka humbur kontrollit dhe ka përfunduar në një lavazh. Për pasojë janë plagosur 4 persona që punonin aty. Ngjarja ndodhi në rrugën ‘Vangjel Noti’.

Gazetrja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se nga të dhënat paraprake për ngjarjen, thuhet se drejtuesi i mjetit (identiteti i tij nuk dihet ende) ecte me shpejtësi jashtë normave të lejuara.

Ndërkohë, nuk dihet ende gjendja e personave të plagosur, si dhe identiteti i tyre. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rreth aksidentit.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re