Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e kësaj të premte në rrugën ddtësore Tiranë-Durrës.

 

Një makinë tip BMW X5 ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës.

 

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën 35-vjeçari si dhe janë plagosur dy persona të tjerë, të cilët ndodhen në spital.

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 16.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një automjet tip “BMW X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës.

 

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi V. M., 35 vjeç, si dhe janë dëmtuar shtetasit E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re