Deputeti Luçiano Boçi në një prononcim për mediat nga “Air Albania” ku po mbahet Kuvendi i thirrur nga Berisha deklaroi se nuk do të ketë marshim drejt selisë së PD-së, ndërsa tha se këto lajme janë skenarë.

“Jo nuk do të ketë marshim, skenarë të tillë janë imagjinar. Po vazhdohet me procedura të rregullta me qëllim që dhe largimi të jetë procedural dhe jo me skenarë. Janë anonçuar për të prishur këtë atmosferë. Ishte e drejta e kryetarit ta thërriste Kuvendin sipas statusit.

Nëse ai rezulton i shkarkuar, bie vlera e 18 dhjetorit, siç ka thirrur Kuvendin. Referendume zhvillohet në dehët e PD. Në çdo bashki dhe pjesa tjetër thashë se Kuvendi i 18 është në pikëpyetje për shkak të votimit. nëse rezulton i shkarkuar Basha, s’ka vlerë Kuvendi i 18 dhjetorit.

Komisioni nuk është komisioni marrës i PD, por komisioni që do të merret me procedurat e organizmit të zgjedhjeve për drejtuesit e PD, për të gjitha strukturat. Mos t’i ngatërrojmë gjërat. Votat janë 50 plus 1.”, tha Boçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re