Ligji i Arsimit të Lartë dhe dialogu i hapur mes qeverisë dhe studentëve në lidhje me kushtet e këtyre të fundit vijon të mbajtë të ndezur politikën shqiptare.

 

Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po i merr zvarrë sërisht studentët me disa VKM jo funksionale.

 

Në një postim në “Facebook”, Boçi duke rikujtuar grevën e 2015-ës të studentëve të infermerisë, shprehet se kryeministri po vepron njësoj por kësaj here jo me dhunë por me mashtrime.

 

“Kur studentët e transferuar në Universitetet publike kërkonin dialog për uljen e tarifave, Rama u dërgoi “dialoguesit” specialë të forcave speciale. Në 2015, Rama i nxorri duke i tërhequr zvarrë me dhunë, nga greva e urisë, studentët e infermierisë. Ky ka qenë në fakt standarti i tij i dialogut dhe i zgjidhjes së kërkesave për tarifa të arsyeshme të studentëve. Sot bën të njëjtën gjë, por me një ndryshim të vogël! Po i merr zvarrë me ca VKM-ra, pa pikë lidhje dhe aspak funksionale. Atëhere ndjehej cub i fortë, nën euforinë e pushtetit të sapo marrë dhe godiste hapur. Tani si “Lamja” godet si kalama mashtrues!”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re