Aktivisti i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi, ka ripostuar reagimin e europarlamentares gjermane, Raportuese për Kosovën pranë Parlamentit Evropian, znj. Viola von Cramon, për që po ndodh në Kosovë, që e cilëson inicimin nga ana e LDK-së të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë “Kurti”, si “një lloj grusht shteti në stilin e Kosovës” dhe një katastrofë, jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin”.

Mesazhi i plotë

Europarlamentarja gjermane, Raportuese për Kosovën pranë Parlamentit Evropian, znj. Viola von Cramon, e ka cilësuar sot atë që po ndodh në Kosovë si në vijim: “Nëse LDK-ja paraqet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, pjesë e së cilës është, atëherë një gjë e tillë do të nënkuptonte katastrofë, jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin”,

Më tej ajo ka shtuar: “Një lloj grusht shteti në stilin e Kosovës. Nuk është mirë kështu Hashim Thaçi.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re