Drejtori ekzekutiv i LVV në Shqipëri, Bojken Abazi ka folur në “Mbrëmje në ABC” për situatën politike dhe ndikimin  që ka pasur koronavirusi në ekonomi.

Gjatë bisedës  në studio i ndalur te situata në Shqipëri Abazi tha se hapësirat e krijuara për shkak të problemeve të njëpasnjëshme si tërmeti apo edhe pandemia, kanë krijuar një krizë e cila ka qenë prezente edhe më parë.

Sipas tij këta faktorë thjesht kanë ndikuar në thellimin e kësaj krize. I shprehur me shqetësim për situatën në vend ai tha se kanë prezantuar idetë për të vendosur një model të ri.

“Në mbrëmjen e datës 8 mars ne e kemi mbyllur zyrën dhe kemi punuar nga shtëpia. Shqipëria ka pasur një ssitem të shkatërruar shëndetësor, pabarazia ka qenë eksrtreme, 37% e forcës punëtore ka qenë në të zezë. Kam parë edhe qeverinë dhe opozitën, por mungon hapi për të vendosur një model të ri. Ne na duhet shteti zhvillimor që zhvillon ekoenominë duke qenë vetë aktor.

Shteti duhet të luajë një rol të pazëvendësueshëm në këtë situatë të vështirë për ekonominë. Ka një bipolaritet. Kjo qeveri përveç masave urgjente po ndjek linjat e çdo qeverie neoliberale. Çdo masë ekonomike e kanë bërë duke menduar se do të ketë rritje. Duhet të kemi një përfytyrim të përbashkët për modelin e ri”, tha Abazi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re