Skip to content

Bojken Lako, vizitë në Drejtësinë që e ndëshkoi

278209940 376250321178039 6941051451618564711 n 1

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka pritur në ambientet e dikasterit të tij kantautorin e njohur Bojken Lako, i cili u dënua me tre vite burg, që më pas u kthyen në shërbim prove, për ndërtim pa leje.278172602 376250411178030 2425949296962050407 n

E gjitha kishte të bënte me ca dritare të hapura(pa leje) në një godinë të vjetër ku Lako do ndërtonte një studio.

Manja u shpreh se shërbimi i Bojkenit ndaj komunitetit nuk duhet të shihet si provë, por si kontribut.

“Nuk mund të kthejmë pas çka ndodhur, por mund të bëjmë që shërbimi i Bojkenit ndaj komunitetit të mos shihet si provë, por si kontribut, ashtu si ai ka ditur gjithmonë ta japë. E278156832 376250464511358 4928346475059747270 n pse jo, të jetë shembulli i parë i një qasjeje dhe vizioni të ri që kemi për Shërbimin e Provës dhe në këtë panoramë të re, së bashku me Bojkenin, biseduam dhe dakorduam për një projekt mjaft interesant, të cilin e pres me padurim të vihet në jetë”, shkroi Manja në Facebook.

Kujtojmë se dhe kryeministri Rama shprehu kritika për dënimin ndaj Bojken Lakos. /tesheshi.com/