Deputetja demokrate, Lindita Metaliaj ka reaguar pas shprehjes së pakënaqësisë nga Dhoma e Avokatisë Lezhë për mosmbështetje të bojkotit të avokatëve.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale Metaliaj shpreht se e ka ndjekur me interes çështjen e avokatëve dhe se është në mbështetje të çdo kauze me interes publik.

 

Reagimi i plotë: 

 

Te dashur miq!Prej nje jave jam interesuar per harten gjyqesore per tu informuar ne detaje mbi problematiken dhe per te mbeshtetur shqetesimet e avokateve dhe qytetareve te Qarkut Lezhe.Para 5 ditesh kam reaguar me nje postim ketu ne FB ne mbeshtetje te protestes se avokateve te Dhomes Vendore te Avokatise Lezhe,dhe kam kundershtuar harten e re gjyqesore si diskriminuese dhe te padrejte .Sot Dhoma e Avokatise Lezhe ne vendimin e saj shprehet se deputetet e Qarkut Lezhe nuk kane reaguar e nuk i kane mbeshtetur. Ndihem e detyruar tu kujtoj ju miq, reagimet e mia te meparshme. E verteta duhet te mbetet e vertete, sidoqofte ajo. Ne detyren time te deputetes, mbeshtes forcimin e te drejtave dhe garancive te qytetareve perballe qeverise, mbeshtes shtetin e se drejtes.Gjithashtu si banore e Lezhes ,dhe si njohese e mire e sistemit te drejtesise ne Shqiperi,pasi kam sherbyer si sekretare gjyqesore ne Gjykaten e Lezhes, si Avokate ,si inspektore e Drejtorise se Pergjithshme te Permbarimit Shteteror, si Permbaruese shteterore dhe private ,shpreh respektin maksimal per te gjithe profesionistet e sistemit te drejtesise dhe duke mbeshtetur perseri shqetesimet legjitime te avokateve, uroj qe ne te ardhmen te jene me te vemendshem kundrejt perfaqesuesve qe i kane mbeshtetur.Duke e vleresuar kete si pakujdesi nga ana e tyre per shkak te ngarkeses se madhe, ju uroj pune te mbare ne mbrojtje te te drejtave te qytetareve, pasi edhe Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 7/2010 u njeh rol të rendesishëm publik ne garantimin e shtetit te se drejtes e nga kjo pikepamje, thekson se Dhoma e Avokatise ka vlere kushtetuese.Dua te ritheksoj se kam qene, jam dhe do te jem mbeshtetese e cdo kauze me interes publik dhe do te jem mbeshtetese e cdo proteste per interes publik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re