Avokati Saimir Visha Ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në edicionin e lajmeve në Vizion Plus ku foli në lidhje me bojkotin e avokatëve të Shqipërisë për hartën e re gjyqësore.

 

Visha u shpreh se harta e re gjyqësore nuk është arsyeja e vetme e bojkotit pasi avokatia në Shqipëri ka një sërë problemesh të mbetura edhe pas viteve të komunizmit.

 

Visha tha se avokatët janë ndarë në dy apo tre grupime dhe disa prej tyre po përpiqen ta kthejnë çështjen e bojkotit në çështje politike, gjë që sipas tij nuk ka për tu arritur.

 

Megjithatë Saimir Visha tha se avokatët janë ende në kohë për te gjetur gjuhën e përbashkët qoftë me Këshillin e Lartë Gjyqësor, qoftë me Ministrinë e Drejtësisë apo edhe me qeverinë.

 

“Jemi në bojkot, nuk ka të bëjë më qeverinë por me Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ajo që ne nuk ndajmë është se jemi dy ose tre grupime që nuk ka të bëjë vetëm me hartën sepse avokatia në Shqipëri ka më shumë probleme se kaq. Edhe pse duket sikur ne jemi rreth 13 ose 14 mijë avokatë në terren jemi rreth 2500 apo 3000 gjithësej të licensuar. Është marrë një shkak nga harta e re gjyqësore që disa kryetarë dhomash vendore kanë marrë iniciativën për bojkot që ka arritur në ekstrem gjë që s’ka ndodhur në asnjë vend të Europës por nuk e dimë ende synimin e këtij grupimi.

 

Ne vijmë pas një avokatie të rrënuar mbas viteve 90’ nga sistemi komunist, ne jemi në një system ku roli i avokatit është shumë i rëndësishëm por mesa duket qeveria nuk e njeh këtë rol. Ndërkohë që grupime të caktuar po përpiqen ta kthejnë në një rol politik, të cilin unë mendoj që nuk do tia arrijnë. Ka që në vitin në 2018 që avokatia është bërë pjesë e tavolinave për diskutimin e hartës së re gjyqësore, kjo nuk lindi në vitin 2022.”

 

Për sa i përket penaliteteve për avokatokatët që bojkotojnë, Visha edhe si anëtar i komitetit të disiplinës tha se nuk do të arroihet deri në penalitete ekstreme për heqjen e licencës.

 

 

“Unë jam pjesë e komitetit të disiplinës dhe nuk mendojë që do të arrijmë në ekstrem për të hequr lisencat atyre avokatëve që kanë marrë pjesë sidomos në një detyrim që avokatia merr pjesë në masat e sigurimit. Nuk mendoj të jemi aq ekstremist me avokatët tanë. Ne kemi ende mundësinë për të gjetur gjuhën qoftë me KLSH, qoftë me Kuvendin, Ministrin e Drejtësisë apo qeverinë . Të mërkurën ne jemi pritur në dëgjesë në komisionin e ligjeve ku kemi mundësi ende për të gjetur mënyrën për të dalë nga kjo situatë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re