FIFA dhe UEFA reaguan për ngërçin që është krijuar në futbollin shqiptar. Përmes një letre zyrtare, dy institucionet më të larta të futbollit inkurajojnë që t’i jepet fund bojkotit të Kategorisë Superirore sa më parë.Ata mbështesin ekipet shqiptare për kërkesat e tyre. FIFA dhe UEFA kërkuan që qeveria dhe përfaqësues të FSHF të ulen bashkë për të gjetur zgjidhjen.

 

“Siç e dini, FIFA dhe UEFA në përgjithësi inkurajojnë krijimin e një kuadri rregullator kombëtar gjithëpërfshirëse, që mbështet zhvillimin e futbollit në të gjitha nivelet. Rëndësia e ruajtjes së një marrëdhënieje të ngushtë dhe konstruktive të punës midis organeve të futbollit dhe autoriteteve qeveritare (në përputhje me të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre përkatëse) nuk ka nevojë të mbivlerësohet. Kjo vlen veçanërisht për sfidat e pashembullta që ka përjetuar futbolli si rezultat i ndikimeve të COVID-19. Këto sfida kërkuan – dhe vazhdojnë të kërkojnë – një nivel të jashtëzakonshëm bashkëpunimi. FIFA dhe UEFA nxisin qeverinë shqiptare dhe FSHF-në të gjejnë zgjidhje të arsyeshme dhe të përshtatur për kërkesat e klubeve shqiptare të futbollit në mënyrë që sezoni të fillojë pa shtyrje të mëtejshme. Në këto kohë të vështira, fuqia e futbollit për të sjellë gëzim, frymëzim dhe shpresë për njerëzit duhet të mbështetet plotësisht.”

 

Kategoria Superiore duhet të kishte nisur prej javësh, mirëpo nisma e Ligës Profesioniste e mbështetur nga FSHF për të bojkotuar kampionatin deri në plotësimin e 4 kërkesave nga qeveria, deri tani ka sjellë një “errësirë” totale në mjedisin futbollistik shqiptar.

 

Liga Profesioniste kërkon rishikim të ligjit për sponsorizimet, faljen e detyrimeve të prapambetura nga klubet, uljen e TVSH deri në 6% për investimet në sport.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re