Bojkotimi që i bëri LDK-ja e Isa Mustafës ceremonisë së varrimit dhe asaj komemorative të Adem Demaçit, por dhe fyerja e bërë nga zyrtari i LDK-së nga Klina Besim Hoti, ka ngjallur reagime të shumta tek zyrtarë të partive  e pjesëtarë të shoqërisë civile.

Shemsi Jashari nga organizata “Demokracia Fillon Këtu” nga Podujeva e quan të turpshëm bojkotin e LDK-së.

“12 minuta. Turp, turp për LDK-në, turp sidomos për Agim Veliun pasi që Adem Demaçi përveç Shqiptar i madh, është llapjan me të cilin krenohen shqiptarët normal. Sot duke mos marr pjesë në varrimin e nderit te Kombit z.Adem Demaqi, LDK si zakonisht mungon aty ku ka vlera dhe ku qëndron lavdia. Ata pasi janë të tillë e nderuan duke mos marrë pjesë në varrim. Vdekja më e madhe e ndodhur pas lufte është vdekja e Ibrahim Rugovës, për arsye se ai nuk la askënd mbrapa. Turp,Turp, Turp!!!!”, shkruan Jashari në Facebook.

Ka reaguar edhe politilogu Gurakuç Kuçi i cili thotë se LDK me veprimin e bëri varrosi vetën.

“Sot nuk u varros Adem Demaçi, por LDK-ja varrosi veten. Tregoi bindshëm se janë humbës. Se kauza e UÇK-së ka fituar edhe në luftë edhe në paqe dhe Adem Demaçi mbetet emblema e luftës për liri popullore dhe fjalës së lirë. Kot BE-ja nuk e ka shpërblyer. Me vdekjen e Ibrahim Rugovës, ky u përjetësua e LDK-ja vdiç. Demaçi sa krejt LDK”, shkruan Kuçi në Facebook.

“Shpirtvogëlsia e LDK-së…”

Zyrtarë të partive kanë kritikuar gjuhën që ka përdorur zyrtari i LDK-së nga Klina, Besim Hoti ndaj Adem Demaçit.

Deputeti i NISMA-s Socialdemokrate, Milaim Zeka, zyrtarin e LDK-së e quan psikopat dhe të gjithë ata që e kritikojnë Demaçin sipas tij janë krimba.

“As Shesheli nuk kish me fy Demaçin në këtë mënyrë. Një psikopat, për fatin e zi të mbiemrit të tij të respektuar, pasiqë edhe gjyshja ime është Hoti, nga Likovci i Drenices ky (Besim Hoti) ështe nga Kilna e Dukagjinit), e ka quajtur bacen Adem, ‘njeri monstrum’!Ky psikopat i llojit të specieve në zhdukje, le ta bënë një kontroll të xheneve të tij, edhe ata që e kanë përshëndetur fyerjen e tij, dhe pastaj do ta shihni se rezultati do jetë shokues.Po të mos ishte Adem Demaçi, as Adem Jashari nuk do ishte ai që ishte. As Rugova nuk do të ishte ai që ishte. As ne nuk do ishim ata që jemi. Adem Demaçi është gjeneral i të gjithë gjeneralëve. Është kryeakademik i të gjithë akademikëve.Adem Demaçi është i vetmi njeri që e kam takuar dhe që më ka bindë që njerëzit sikur ai e trembin edhe vdekjen.Krimbit sado që vetja i duket Shqiponjë, prap krimb mbetet. Ju që e shani Adem Demaçin, jeni krimba të baglave të këqija. Ai është heroi i gjithë shqiptarëve të botës. Ai është heroi i të drejtave universale të botës mbarë”, shkruan Zeka në Facebook.

Ndërsa zëdhënësi i Partisë Socialdemokrate Shkodran Hoti, e quan shpirtvogëlsi të LDK-së fyerjen e bërë ndaj Demaçit.

“Adem Demaçi i ka kalu 28 vite në burgje të Serbisë, pra 1/3 e jetës. Pas lirimit, asnjëherë të vetme s’ka nxitë urrejtje kundër serbëve. E ka kritiku ashpër veç politikën e Serbisë e është angazhu për përmirësim të marrëdhënieve shqiptaro-serbe. Kurse, LDK e quan monstrum pas vdekjes veç pse kishte bindje tjera. Kjo quhet shpirtvogëlsi”, shkruan ai në Facebook.

Përgatiti: Blendi Gashi –

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re