“Zv/kryetarit të Komisionit Hetimor Tonin Gogu i kam komunikuar që mbledhja do të ishte më 20 tetor ora 15:00 datë që u kërkua nga mazhoranca dhe u dakordësua. Anëtarë të opozitës u paraqitën në Komision por u befasuam nga mungesa e mazhorancës.
Nuk kishet arsye, meqenëse jemi në javën e gjelbër të Kuvendit ata e kanë marrin pushim. Ne jemi këtu si detyrim për tu mbledhur gjatë një afati maksimal 3 mujor. Sot është dita e 6-të dhe duket mungesa e tyre për të bërë justifikim kjo është strategji e pastër për të penguar veprimtarinë e hetimit të “Masakrës Zgjedhore”. Ata janë nën akuzë nga ndërkombëtarët, janë dokumentuar si hajdutë të procesit zgjedhor, tani po bëjnë gjithçka për të zvarritur veprimtarinë me Komisionin Hetimor, të drejtën e publikut për ta marrë vesh ca ka ndodhur në Masakrën Zgjedhore. Nuk e prisja që të ndodhte që në mbledhjen e dytë, duke porë deklaratat e Ramës për “shtrirje të dorës”, por Komisioni po bojkotohen nga mazhoranca.
Kjo është mazhoranca që ka vjedhur mandatet po bëjnë gjithçka që të pengojë të dalë e vërteta siç është. Ne do të ndjekim hapat proceduriale që lejon kushtetuta. Do të njoftojmë kryetarin e kuvendit, do të njofton konferencën e kryetarëve. Mungesat pa arsye 3 herë janë shkak ligjor për të kërkuar zëvendësimin e tyre. Të zbatohet ligji dhe rregullorja. Ta tregojmë cilët janë hajdutët e zgjedhjeve, sot u demaskuan.
Ju njoftoj që mbledhja tjetër ditën e premte më 22 tetor në orën 10:00 ditë pune që ne do të kryejmë për të hedhur dritë dhe transparencë për atë që ka ndodhur”, tha Enkelejd Alibeaj.
…
/faxweb
