Skip to content

Bojkoti paralizon gjykatat/ Avokatët braktisin seancat, kostot i paguajnë qytetarët

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Bojkoti i proceseve gjyqësore i ka gjetur të papërgatitur qytetarët. 70-vjeçari Bashkim Kallço tregon i irrituar për Vizion Plus se çështja e tij po zvarritet më tej, pasi nuk mund ta ndjekë procesin gjyqësor që ka me Aluiznin prej dy vitesh.

 

 

“Cfarë të bëj unë si qytetar? Çfaj kam unë? Cili është fajiim? Unë do paraqitemvetë, po erdhi avokati mirë, po serdhi do flas vetë. Unë kam dy vjet që po merrem me Aluiznin, kjo është për faj të administrates shtetërore. Qytetarët janë larguar nga komunikimi me administratën shtetërore, nuk funksiononte kështu.”- u shpreh një qytetar.

 

Avokati Edvis Gorishta nga Dhoma e Avokatisë pretendon se bojkoti synon të detyroje KLGJ të tërhiqet nga harta gjyqësore, që sipas tij rrit kostot për qytetarët.

 

EDVIS GORISHTAAVOKAT NGA DHOMA E AVOKATISE DHE TREGTISE

“Janë dy anë të monedhës: njëra anë është individi që do të marrë aksesin dhe drejtësinë dhe nga ana tjetër jemi ne gjykata, prokuroria, mbrojtja dhe avokatia në procesin penal dhe civil. Mendoj se individi do ketë benefite se ndaj po e bëjmë këtë bojkot ndërsa për ne do të ketë një mbingarkesë, flasim për seanca që janë shtyrë sot, do shtyhen nesër, do shtyhen dhe pasnesër. Është thënë se nëse nuk do ketë një zgjidhje do ketë një për shkallëzim të bojkotit.”

 

Ndërkohë, avokatë të tjerë që janë kundër bojkotit të seancave janë paraqitur edhe këtë të martë në gjykatat e Tiranës. Por ata nuk kanë pranuar të komentojnë vendimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, pasi i tremben heqjes së licencës.

 

Vendimi për bojkotin e proceseve gjyqësore në të gjitha shkallët e gjyqësorit do të jetë në fuqi deri të premten. Të vetmet seanca që do të zhvillohen janë ato për masat e sigurisë.

 

Ndërkohë pavarësisht qëndrimit të mbajtur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë kanë theksuar se reduktimi i numrit të gjykatave pritet të rrisë efikasitetin në sistemin e drejtësisë.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë