Një numër shumë i ulët i qytetarëve ka marrë pjesë në zgjedhjet që po mbahen në veri të Kosovës, ndërsa po shihet në pikëpyetje funksionimi i institucioneve.

 

Gazetari Burim Zariqi në një lidhje live për Vizion Plus me Roland Zilin tha se serbët janë ndikuar nga presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrja Ana Bërnabiç, teksa shton se synimi i tyre është prishja e procesit zgjedhor.

 

“Deri në orën 15 00 rreth 1900 qytetarë kanë dalë për të votuar. Ky numër është i vogël dhe shqetësues. Procesi ka shkuar në rregull, nuk ka pasur incidente, mirëpo në aspektin politik është shqetësuese. Vendimi i serbëve për të mos votuar është parë me shqetësim nga përfaqësuesit e BE. Ata u ndikuan nga thirrjet e Vuçiç dhe Bërnabiç. Ata duan të prishin procesin zgjedhor dhe u bëjnë thirrje mos dalin në zgjedhje”.

 

Gazetari shton se procesi zgjedhor po shihet me pikëpyetje se sa demokratik ka qenë ai, kur numri i votuesve ka qenë shumë i ulët.

 

“Procesi shohet me pikëpyetje se sa është demokratik. Nëse formohen institucionet si do udhëhiqen ato. 94% janë popullsi serbe dhe pjesa tjetër është shqiptare dhe formimi i institucioneve me shqiptarë krijon probleme”.

 

Gazetari theksoi se edhe faktori ndërkombëtar po e sheh me shqetësim procesin zgjedhor dhe nëse institucionet do të funksionojnë apo jo.

 

“Edhe faktori ndërkobëtar dhe ai vendor po shohin rezultatin nëse institucionet do jenë funksionale. Ka skepticizëm. Ka qendra që s’ka pasur votues fare”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re