Tashmë duket të jetë zyrtare: Edi Paloka, Flamur Noka dhe Tritan Shehu janë pozicionuar kundër Lulzim Bashës, në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, pas vendimit të kreut të PD-së për të përjashtuar nga grupi parlamentar këtë të fundit.
3 emrat me përvojë të gjatë në PD, që kanë mbajtur dhe mbajnë poste drejtuese, siç është rasti i Palokës, që është kreu i këshillit kombëtar të demokratëve, kanë shoqëruar prej mëngjesit Sali Berishën dhe kanë bojkotuar mbledhjen e grupit parlamentar në PD.
Edhe pas përfundimit të seancës së parë parlamentare, ata nuk janë ndarë për asnjë moment nga Berisha, duke u takuar kokë më kokë me të në zyrën që ndodhet pranë një qendre tregtare. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Fax News, 3 deputetët e PD-së dalin nga zyra e Berishës, dhe mbetet për tu parë aksioni që ata do të ndjekin në vijim.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb