Diell Vranoci është boksieri profesionist, që i ka bërë të gjithë krenarë. Ai ka fituar plot 9 ndeshje dhe nuk njeh humbje. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Dielli ka treguar se aktualisht po ndërton karrierën e tij në Austri dhe dëshira e tij më e madhe është të ndeshet me një boksier serb. Ai tha se nëse humbiste nuk do t’ja falte vetes.

Nuk kam pasur asnjëherë humbje, vetëm dy barazime. Unë jam nga Peja, por aktualisht jetoj në Austri. Boksin e kam nisur që 14 vjeç kur jetoja në Pejë. Gjithçka nisi si pasion, më pas bërë stërvitje të shumta dhe kohë pas kohe mu kthye në profesion.

Boksi më ka pëlqyer gjithmonë. Nuk kam pasur asnjë mëdyshje. Ndjeshjen e parë e kam bërë kur kam qenë 16 vjeç. Stërvitjen e kam filluar në moshën 14-vjeçare, por kam bërë pauzë pasi më ndërroi jetë babi.

Dikush që ka frikë me boks, është rrugë shumë e vështirë. Tani kam dëshirë që në ndeshjet e ardhshme ta bëjë me një boksier serb. Nuk do ja lejoja vetes një humbje të tillë.

Unë në Austri kam shkuar për arsye sporti dhe menaxheri im Shpëtimi jetonte atje dhe vepron atje prej 15 vitesh. Edhe më ka tërhequr edhe mua”, u shpreh Dielli.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re