Gazetari Karlo Bolino shprehet se tashmë reforma në drejtësi nuk mund të jetë e paprekshme dhe se ka politikanë nga PS-ja si dhe presidenti Ilir Meta që kanë kërkuar ndryshime.

“Ata kanë prishur tabunë që reforma në drejtësi mund të jetë e paprekshme. Kanë folur për ndryshime një deputete e PS, ka folur zoti Xhafaj pak muaj më parë, dhe Rama që ka thënë se është i gatshëm nëse kërkohen ndryshime. Ndërsa Presidenca kërkoi që ndryshimet t’i bëjë këshilli politik”, u shpreh Bolino në “Open”.

Sipas tij, kjo solli edhe reagimin e ambasadores amerikane Yuri Kim për një marrëveshje të fshehtë për të sabotuar reformën në drejtësi.

“Besoj që edhe SHBA nuk e di se çfarë po ndodh, por kanë vënë re që diçka lëviz”, tha Bolino.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re