Në emisionin “Open”, ka patur një debat mes botuesit Karlo Bolino dhe gazetarit Robert Rakipllari, lidhur me krizën që ka shkaktuar Covid-19 për biznesin, veçanërisht për mediat dhe mundësinë që qeveria, të ndihmojë mediat.

Rakipllari u shpreh se qeveria duhet të shohë mundësinë për të ndihmuar gazetarët, në këtë kohë krize.

Ndërsa, Bolino tha se një nismë e tillë nuk do të ishte popullore, sepse qytetarët kanë vështrim kritik ndaj pronarëve të mediave dhe se nuk është e logjikshme, që pronarë mediash që deklarojnë pasuri 500 milionë euro, të kërkojnë para nga taksapaguesit.

“Si mund të kërkojnë para ata që deklarojnë 500 milionë euro pasuri? Ata që kanë deklaruar se kanë gjysmë miliardë euro pasuri, nuk  kanë të drejtë të kërkojnë para nga qeveria”, tha Bolino.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re