Presidenti Ilir Meta ka reaguar përsëri nëpërmjet një postimi në rrjete sociale lidhur me çështjen e marrëveshjes së huas së qeverisë me Fondin Saudit për Zhvillimin dhe projektin e rrugës Vlorë-Orikum.

Meta në konferencën e zhvilluar këtë të martë për meidat, publikoi një peticion të banorëve të Bashkisë Selenicë, i cili lidhej me lotin e 4 të ndërtimit të rrugës dhe integrimin e zonës.

Kreu i Shtetit thekson se është anuluar ndërtimi i aksit Peshkëpi-Selenicë që fondet nga huaja t’i kalonin Orikum-Vlorë, por qyetarët e Selenicës janë mashtruar pasi u është thënë që ka qenë Fondi Saudit për Zhvillim që e ka kërkuar, ndërkohë që kjo ka qenë kërkesë e qeverisë.

Në postimi e tij Meta thotë Boll më me mashtrime nga ana e qeverisë dhe se banorët e Selenicës presin përgjigje nga Edi Rama pse po i lë pa rrugën e premtuar.

Postimi i plotë nga Ilir Meta.

BOLL ME MASHTRIME! Banorët e Selenicës presin përgjigje: Përse qeveria po i lë pa rrugën e premtuar?

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re