Një protestë simbolike është mbajtur mbrëmjen e sotme në Tiranë për vrasjen e Mateos , 8=vjeçari që nuk i shpëtoi dot brutalitetit të Klodian Çalamanit.

Me lot në sy, një mësuese nga Tirana ka folur për Fax News, duke treguar se ka ardhur mbrëmjen e sotme për të ndezuar një qiri për Mateon së bashku me djalin e saj.

Mësuesja thotë se tashmë nuk është më e qetë si nënë, dhe se del nga shkolla e saj dhe vrapon drejt shkollës së djalit përshkak të vfrikës që e ka kapur pas rastit të rëndë që ndodhi dje në Fier.

Ajo kërkon nga shteti që të lërë llafet por të japë dënim maksimal për autorin e ngjarjes. Kërkesa e saj vazhdon me dënimin  për gjykatësit dhe prokurorët që bënë të mundur lirimin e autorit Klodian Çalamani, i cili vite më parë kishte dhunuar një 16-vjeçare.

Fjala e mesueses

Jam vetë nënë. Nuk mund të shprehem më shumë. Po humbasim fëmijë, gra nga njerëz monstar që policia fare mirë mund t’i kontrollojë. Gjykata dhe Prokuroria mund të japë dënime maksimale. JKëto montra nuk mund të quhen më as me fjalën njerëz. Sot vrapoja nga shkolla ime me vrap te shkolla fëmijës time. Nuk jam më nënë normale. Unë sonte po ndez një qiri për shpirtin e Mateos. Kam sjellë pikturën e tim biri. Mund të ishte duke vizatuar një shtëpi si im bir. Ai sonte nuk është pranë prindërve të vetë. Shpirti i tij u bëftë ëngjëll për të gjithë fëmijët e tjerë. Kjo është një thirrje për shtetin. Boll më me fjalë! Jemi të tronditur. Nuk mund të imagjinojmë a do të jetë jetë normale më nesër. Njerëz të tillë mos i toleroni kurrë. Jepni dënim maksimal. Nëse nuk dënim me vdekje, atëherë të dergjen burgjeve.

Ligjet i kemi por nuk i zbatojmë. Nëse ka drejtësi për të gjithë fëmijët, gratë që kanë humbur jetën, atëherë në radhë të parë drejtësia të dënojë ata prokurorë, gjyaktës që kanë liruar këta njerëz. Ata policë që duhet të kishin nën kontroll. Dy duar janë për një kokë. Shteti duhet të dënojë ata gjykatës që kanë liruar nga burgu këto monstra . Dënim maksimal. Këto janë shenja makabre. Mjerë një komb që arrin e bën ktë. Po na ndodh shpeshherë. Mjerë populli jonë. I njohim, janë pranë nesh dhe i lejojmë.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re