Është arrestuar autori i plagosjes me armë, që ndodhi paraditen e sotme në qytetin e Durrësit.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se policia ka vënë në pranga shtetasin Augert Zera 35 vjeç, të cilit i është sekuestruar dhe arma e zjarrit.

Çfarë ndodhi paraditen e sotme

Zhurmat e krijuara gjatë punimeve në banesë janë bërë shkak për plagosjen e  punonjësit Altin Sulku 42 vjeç. Ngjarja ka ndodhur paraditen e të martës ku për motive të dobëta Augert Zera 35 vjeç, fqinj i pallatit ngjitur ka nxjerrë armën duke e plagosur në këmbë Sulkun.

Policia bën me dije se konflikti mes dy personave ka nisur për shkak se prej ditësh po bëheshin punime në zonë të cilat kanë shqetësuar Sulkun, me pretendimin se i ka lënë pa gjumë fëmijët. Kaq ka mjaftuar që ai të marrë armën dhe të plagosi në këmbë një prej tre punëtorëve.

Fatmirësisht punonjësi 35 vjeç ka marrë ndihmën e parë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër banorët e zonës jashtë kamerave shprehen se të dy personat nuk janë problematikë, por situata ka degraduar.

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re