Home SHQIPERIA “Boll vodhe, ik”/ Berisha paralajmëron Ramën: Ky është vetëm fillimi, ne do ta presim biletën!

“Boll vodhe, ik”/ Berisha paralajmëron Ramën: Ky është vetëm fillimi, ne do ta presim biletën!

0
“Boll vodhe, ik”/ Berisha paralajmëron Ramën: Ky është vetëm fillimi, ne do ta presim biletën!

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje kreut të qeverisë që të largohet dhe të mos vjedhë më shqiptarët.

 

Berisha i ka dhënë një mesazh kryeministrit duke thënë se do t’i presin shumë shpejt biletën e largimit dhe ky është vetëm fillimi i tubimeve masive në vend.

 

“Sot pasuritë shfrytëzohen nga oligarkë të pashpirte të lidhur me qeveritë dhe rrogat tuaja nuk rriten, shkollat nuk përmirësohen, përkundrazi ju varfëroheni, sepse pasuritë tuaja i kanë grabitur qeveritarët dhe klientela e tyre. Për të gjitha këtu, nga ky shesh, të bëj thirrje boll vodhe, ike, boll vodhe ike. Miqtë e mi, Shqipëria është në rrezik, sepse në rrezik është një komb që lind fëmijë për emigracion

 

Edi Rama me politikat që ka ndjekur ka ndërmarrë në 5 vite largimin e 540 mijë shqiptarëve nga Shqipëria. Edi Rama ka një urrejtje gjenetike ndaj shqiptarëve, sepse i përket atij soji që vriste, që ekzekutonte, që burgoste qytetarët shqiptarë dhe që e dinte se ata të shtypur i urrenin për vdekje bllokmenë hoxhistë. Për të gjitha këto qëndrime ne do ti presime tij biletën dhe ky është vetëm fillimi i marshit tonë të lirisë”, u shpreh Sali Berisha.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë