Ish – presidenti Sali Berisha, është akuzuar nga familja e Remzi Hoxhës si urdhëruesi i zhdukjes së biznesmenit. Djali i tij Ardiani e lidh këtë akuzë me takimet e përfolura Berisha-Milloshëviç-Gligorov, dhe Gazidede-Arkan.

“Si duket Berisha dhe Gazidede kanë menduar që babi im është ndonjë person që i ka përcjellë se çfarë po bëjnë nga aktivitetin e tyre, dhe i ka ndjekur”, tha për Top Story, Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës.

“Kërkonim inforamacion por në gjithë institucionet ishte e pamundur me çarë, ne skishim asnjë përkrahje në kuptimin mjete ndihmëse, thjesht si prokuror bëja shkresa, shko kërko një dokument: skam, përgjigjet ishin negative Skanë dhënë asnjë informacion, dmth nuk kemi dijeni, të gjitha strukturat e shtetit, nuk kemi dijeni”, tregon Brahim Lahi, ish – prokuror i çështjes.

Prova deçizive që kishin prokurorët aso kohe ishte targa TR 2449 C, e mjetit Fiat Tipo me të cilin u rrëmbye Remziu. Komisariati numër 3 dhe prokuroria çuan disa kërkesa për vërtetimin e targës nga Drejtoria Rrugore, por asnjëherë nuk morën përgjigje.

Madje, ditën e ngjarjes, shoferi Shpëtim Pasholli ishte urdhëruar ti hiqte targat mjetit “Fiat Tipo. Në këto kushte, dosja u arkivua. Hetimet rinisën në 22 Janar të vitit 1996.

“Ne kërkuam atëherë se kujt i përket kjo targë, shërbimi rrugor thonte që nuk është i regjistruar, ndërsa na erdhi një konfirmim pastaj që kjo targë është blerë nga SHIK-u dhe ishte fatura e blerjes që kishte paguar SHIK”, tregon Brahim Lahi, ish – prokuror i çështjes.

Në atë kohë, prokurori arriti të sigurojë edhe mandatin e arkëtimit me numër 390, të 20 Marsit të vitit 1995, që vërtetonte pagesën e SHIK për tërheqjen e targës TR 2449 C. Por sërish kryetari i SHIK, Bashkim Gazidede, mohonte që targa i përkiste institucionit që ai drejtonte. Në një shkresë të 3 Prillit të vitit 1996, ai i kthente përgjigje Prokurorisë ku theksonte se vartësit e tij nuk kanë lidhje me rrëmbimin e Remziut.

“Qëndrimi i shtetit ishte, SHIK nuk ka punë me këtë person dhe s’kemi dijeni për rrëmbimin e tij”, tregon Brahim Lahi, ish – prokuror i çështjes.

“Unë isha 14 vjeç dhe xhaxhallarët me njerzit që takoheshin, na tregonin ndonjë pikë informacioni por thoshin të lutem mos jep emrin se më shkon koka”, rrëfen Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës.

Përmes këtyre burimeve, familjarët mbërritën tek disa emra konkretë.

Në gjithë emrat që i kishim, emri i Sefgjinit, Kumbaros dhe Avni Koldashit, ka rezultuar në çdo informacion dhe ne e dinim që janë perosnat kyç, nga muajt e parë…ndoshta edhe muajin e parë i kemi dit”, rrëfen Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës.

“Informacioni ka qenë që u zhduk Remzi Hoxha nga vendi i punës, me një makinë a dy sa ishin, dhe u vunë punëtorët pas, dhe mbaj mend që punëtorët njihnin njërin nga ata që e kishin kap”, tregon Brahim Lahi, ish – prokuror i çështjes.

Për të mbërritur tek emrat, hetuesi i kohës ndoqi një rrugë anësore, duke hulumtuar mbi dietat e shërbimeve, por as ato nuk mundi dot ti sigurojë. SHIK përpiqej të pengonte zbardhjen e ngjarjes me të gjitha mënyrat.

“Mendova thashë të gjej kush ka marrë dieta atë kohë e ku kanë qenë se aty përshkruhej, dmth objekti udhëtimit, shërbimit dhe dietat, nuk na kthyen përgjigje fare SHIK, mendova ti drejtohem KLSH-së të bënte kontroll për të parë këtë moment, edhe ata përgjigje negative, i vetëm përballë shtetit mundohesha të zbuloja një të vërtetë që ka ndodhur, Aty ka pas dorë shteti, dhe kur s’do shteti nuk e bën dot një individ i vetëm”, ”, tregon Brahim Lahi, ish – prokuror i çështjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re