Skip to content

Bomba e pashpërthyer e Parisit, Netanjahu i bën thirrje Evropës: tregohuni të ashpër me Iranin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dëshiron që Evropa të marrë një qëndrim më të fortë kundër Iranit pasi një diplomat iranian u arrestua me akuzën e planifikimit të një sulmi ndaj opozitarëve të regjimit të Teheranit në Francë.

Diplomati iranian që u arrestua në Gjermani, është një nga katër të arrestuarit me akuza për planifikimin e kryerjes së një sulmi me bomba gjatë një takimi të Këshillit Kombëtar të rezistencës së Iranit, raporton Reuters.

“Nuk është rastësi që ky sulm është penguar. U bëj thirrje liderëve të Evropës që ndalojnë financimin e terrorizmit kundër nesh në tokën tuaj. Mjaft me politikën e dobësisë kur bëhet fjalë për Iranin”, tha Netanyahu.

Netanyahu theksoi se fakti që sulmi i planifikuar, ndërsa presidenti iranian Hassan Rouhani është në Evropë duke kërkuar përfitime ekonomike nga marrëveshja bërthamore të vitit 2015, është një shenjë e “hipokrizi e pafund te Iranit”.

Teherani njoftoi se nuk kishte të bënte me sulmin dhe e quajti operacionin e arrestimit si një sajesë të kryer nga figura brenda Këshillit Kombëtar të rezistencës së Iranit.