Hakeri me famë botërore, themeluesi i websitit “Wikileaks”, Julian Assange është i bindur se CIA amerikane është e përfshirë indirekt në sulmin që ndodhi dje në New York, ku 8 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën.
Ai shkroi në Twitter se sulmi në Manhattan nuk do të kishte ndodhur nëse CIA nuk do t’i kishte armatosur terroristët. “Nëse CIA do të kishte shpenzuar më shumë kohë duka i hetuar terroristët dhe më pak kohë duke i trajnuar dhe armatosur ata, ne ndoshta nuk do të kishim sot një sulm në Nju Jork”, shkroi Assange. Nuk është hera e parë që hakeri thumbon shërbimin inteligjent amerikan, CIA. Sipas tij, kjo organizatë është përfshirë në shumë ngjarje tronditëse për botën, shkruan RT.
Vite më parë, kur zbuloi të dhëna top-secret në uebsitin e tij “Wikileaks”, Assange deklaronte se gjithçka që ndodh në botë ngrihet mbi gënjeshtra. Me statusin e tij për ngjarjen në New York, Assange lë të kuptohet se ai sulm nuk ishte një rastësi.s.n

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re