Autoritetet ukrainase raportojnë se sulmet ruse vranë të paktën dy persona dhe plagosën dy të tjerë në rajonin verilindor të Kharkiv të shtunën.

 

Një grua 57-vjeçare ishte në mesin e të vrarëve kur bombardimet ruse goditën qytetin e Kupyansk, sipas zyrës së prokurorit rajonal të Kharkiv. Gjithashtu dëmtime ka pësuar edhe një biznes në zonën e sulmuar.

 

“Një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur. Ai u shtrua në spital. Një civil 45-vjeçar u vra”, tha zyra.

 

Gjithashtu, më herët autoritetet raportuan për një tjetër 30-vjeçar të plagosur në lindje të qytetit Kharkiv.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re