Katër viktima dhe 17 të plagosur është bilanci i bombardimeve ruse në Kherson. Numri i viktimave është konfirmuar nga autoritetet ukrainase, të cilat theksojnë se Rusia po godet vazhdimisht zonat e banuara.

 

“Armiku po godet zonat e banuara. Distrikti Korabelny dhe pjesa qendrore e qytetit u dëmtuan më shumë nga bombardimet. Deri tani ka 4 të vdekur dhe 17 të plagosur”.

 

Zyrtarët lokalë thanë se Rusia kishte intensifikuar bombardimet mbi qytet për të siguruar mbulim për trupat e rradhës.

 

“Rusia ka zëvendësuar forcat e saj, pas “shkatërrimit” që pësuan nga forcat tona”

 

Nga ana tjetër, Ukraina ka paralajmëruar se lufta do të zhvendoset drejt Rusisë, ndërsa nuk kanë munguar as sulmet drejt Moskës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re