Ish-ministri demokrat dhe mjeku i njohur Halim Kosova, ka dhënë një intervistë të fortë mbrëmjen e së martës.

Ai ndër të tjera akuzoi Tritan Shehun dhe Genc Rulin për korrupsion, përkatësisht me 500 mijë dhe 100 mijë euro.

Kosova tha se Tritan Shehu ka ndërhyrë që ai të mbylle sytë për një tender korruptiv, për një ilaç për leuceminë.

“Ça ka Tritani me mua? Kur kam qenë ministër është po ky që ka ndërhyrë që unë të mbyll sytë për një tender korruptiv, për një ilaç për leuceminë. 

Ky është i joni më tha, për atë personin. Edhe më erdhi personi në zyrë, më tha jo kështu po ashtu ,e i thashë: mos më vidh sa të jem unë këtu”, ka deklaruar mjeku Kosova.

Veç Tritan Shehut, Kosova  ka hedhur akuza te renda edhe ndaj Genc Rulit per nje afere korruptive gjate kohes kur  Ruli ishte deputet i PD ne Gjirokaster.

Sipas Kosoves behej fjale per nje vjedhje rreth 100 mije euro ne spitalin “Omer Nishani”.

Per kete afere kishte dijeni e gjithe Gjirokastra u shpreh ish-ministri prandaj ai dergoi nje ekip te Ministrise se Shendetesise per te bere nje kontroll.

Menjehere pas kesaj, personi i pare qe e kishte marre ne telefon i shqetesuar ishte Genc Ruli.

Kosova tha se Ruli i pati thene qe nese godet drejtorin e spitalit te Gjirokastres zere se me godet mua.

Duke e njohur situaten para zgjedhjeve, Kosova zgjodhi te mos vepronte pasi Genc Ruli do t’ja faturonte atij rezultatin e keq te pritshem ne Gjirokaster.

Me pas nje dite pas zgjedhjeve drejtori i spitalit, qe Kosova nuk ia permendi emrin, dorezoi doreheqjen nga detyra.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re