Shpërthimi i një bombole gazi në Fier për pak ka shkaktuar një tragjedi. Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20, në lagjen “Konferenca e Pezës” në banesën e shtetasit me iniciale E. H..

Blutë informojnë se nga shpërthimi i bombolës ka mbetur i plagosur pronari i shtëpisë, i cili ndodhet në spital për mjekim.

Por bombola ka shpërthyer për herë të dytë në momentin që në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse.

Për pasojë janë dëmtuar 2 efektivët me iniciale Xh. P. dhe I. K., si edhe një punonjës i zjarrfikëses, shtetasi me iniciale Sh. K., të cilët po marin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:20, në lagjen “Konferenca e Pezës”, në banesën e shtetasit E. H., ka shpërthyer një bombël gazi ku për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital për mjekim pronari i banesës.

Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë dhe forcave zjarrfikëse, bombula ka pasur një shpërthim të dytë dhe për pasojë janë dëmtuar 2 punonjës të policisë, shtetasi Xh. P. dhe I. K., si edhe një punonjës i zjarrfikëses, shtetasi Sh. K., të cilët po marin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko