Doktori i Shkencave Ilir Pecnikaj ka folur mbi lëndët helmuese të përdorura në protestën e 8 janarit duke theksuar se bombulat zjarrfikëse dhe sasia e gazit lotsjellës janë rreptësisht të ndaluara me ligj.

Personat që mund të përdorin këto lëndë, që sipas mjekut janë vetëm për raste ekstreme, duhet të jenë të çertefikuar apo të autorizuar. Ai tha ndër të tjera se fatkeqësisht gjërat anormale po trajtohen si normale.

Pecniku: Problemi kryesor është paligjshmëria e përdorimit dhe gazet lotsjellës në një ambient të tillë është e ndaluar në çdo vend me demokraci funksionale. Ndërsa përdorimi I bombolave fikëse të zjarrit, ato janë me dioksid karboni dhe në ambiente të mbyllura bën asfiksimin dhe helmimin e njerëzve.

Problemi qëndron më thellë, fatkeqësisht po bëhet normale një diçka anormale. Janë të ndaluara me ligj përdorimi i tyre, me përjashtim të rasteve ekstreme kur rrezikohet jeta e shumë personave. Vetëm personat e autorizuar dhe të çertefikuar mund të përdorin ato lloj lëndësh.

Kur bie poshtë arma e dialogut merret në dorë ajo më ekstremja që është jeta e personave.

Gjëja më kriminale është kur hidhen gaz lotsjellës dhe ato lëndë helmuese, bombulat zjarrëfikëse, përdorimi i të cilave është rreptësisht i ndaluar.

Gazi karbonik zëvendëson oksigjenin në gjak, I cili bën rrugën e kundërt dhe bën që njerzve tu bllokohet zemra.

Po për rastet e Covid-19 dhe ‘Omicron’?

Pecniku: Po rritet numri I të infektuarve por edhe numër relativisht I lartë I personave që po humbin jetën. Që nga fillimi I pandemisë deri më sot kam qenë kritik ndaj massave që po merr qeveria ndaj virusit. Për të hyrë në universitet duhet Green Pass që parashikon edhe dozën e tretë dhe përvec atyre sot në Itali lëvizet vetëm një lloj maske. Në Shqipëri nuk po përdoret strategjia e duhur për luftën ndaj Covid-19.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re