Pamja që ofron prej javësh tashmë zona e 5 Majit në Tiranë, është e ngjashme me atë të shpërthimit me lëndë plasëse. Gërmadha të shtëpive, rrugë me baltë, dhe njerëz të pashpresë është panorama që të ofrohet në pjesën më të madhe të lagjes.

Banorët me të drejtë ngrejnë pyetjen se si mund të shemben banesat e tyre, në emër të procesit të Rindërtimit, sa kohë që ka zona të tëra në Tiranë, të cilat janë bosh, dhe ku mund të ndërtohen pallatet për të patrehët.

Marrëveshjet që u janë ofruar atyre janë penalizuese, sa kohë që nuk u përcaktohet as koha dhe as vendi se kur do tiu jepet prona e re.

Mëngjesin e sotëm ka nisur prishja e 4 banesave në këtë lagje. Policia bashkiake ka vendosur kordonin ndërsa banorët kanë shpërthyer ashpër ndaj këtij aksioni, duke kërkuar të marrin gjërat që kanë lënë brenda shtëpisë.

Ata shprehen se të afërm të tyre që u janë shembur shtëpitë kanë ngelur me muaj jashtë pasi nuk u është dhënë bonusi i qerasë, dhe se sot aksioni është ndërmarre pavarësisht se kanë të gjithë dokumentet e pronësisë dhe nuk kanë rënë dakort me bashkinë për shembjen.

Banorët:

-Turp prej botës të kenë! Kemi punu në Greqi e gjithandej e kot, pa pikë turpi vijnë me fadromë.

-Na kanë thënë në fazë të dytë, ndërkohë në atë njoftim që kanë sjellë.

Shtet i degjenerum, si kamikaze, është për të ardhur keq.

Kurshëriri im ka dy fëmijë dhe fle jashtë me to, sot nuk të merr njeri pa dhënë dy qera para, bonusin e kanë dhënë pas 3 muajsh.

Taksat e të gjitha i kemi paguar. Na ngelën dhe fëmijët pa bukë. Kjo është fytyra e shtetit, skandaloze!

-Aq sa metra më takojnë të shkruhen sipas ligjit, hajde me plan dhe të bisedojmë por jo kështu.

-Të bëhet gjaku deri në gju, këta nuk tallen dot! Tmerr, pupupu!

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re