Skip to content

‘Boom’ rastesh me Covid te bluzat e bardha, 5 punonjës të NJKVSH Gjirokastër rezultojnë pozitivë

Situata e pandemisë së koronavirusit në vend vijon të jetë tepër shqetësuese, ku numri i infektimeve të reja po pëson një rritje galopante.

Të dhënat që vijnë nga Gjirokastra, janë tregues mjaft i qartë i përhapjes së virusit në institucionet shëndetësore, të cilat përbëjnë dhe frontin e parë të përballjes me Covid-19.

Në NJKVSH Gjirokastër kanë rezultuar me koronavirus 5 punonjës, prej të cilëve 2 laburantë, 1 mjeke dhe 2 epidemiologë.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit, kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 2 persona, si dhe janë regjistruar 501 raste të reja, nga 1942 testime të kryera.

 

 

/faxweb