6 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në qytetin e Elbasanit, dhe pritet që të konfirmohen në deklaratën e përditshme të Ministrisë së Shëndetësisë.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se 2 nga rastet janë në paraburgimin e Bradasheshit, përkatësisht shefi i drejtorisë së paraburgimit si dhe shefi i regjimit të jashtëm.

Mësohet se si pasojë që kanë pasur kontakte me dy personat që kanë rezultuar pozitiv, 10 punonjës policie po mbahen të karantinuar. 4 rastet e tjera pozitive në Elbasan, u përkasin qytetarëve.

Prej javësh tashmë në vendin tonë, numri i personave që janë prekur me Covid, në nivel ditor është afërsisht 100, ndërkohë që mjekët kanë ngritur alarmin se janë drejt ezaurimit kapacitetet në të dy spitalet Covid 1 dhe 2.

Vetëm dje u shënuar 6 jetë të humbura, duke e çuar në total numrin e víktimave që prej fillimit në 199.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re