Orët e para të mëngjesit të së martës zona e Llogorasë është përfshirë nga reshjet para të borës për këtë vit. Ndërsa intensiteti i reshjeve ka qenë i ulët, megjithatë rreziku i pranisë së borës, ka bërë që borëpastrueses të ndërhyjnë për të pastruar rrugët në mënyrë që  automjetet të qarkullojnë të sigurta në këto akse rrugore.

Shkak i uljeve të temperaturave në zonën malore, kryesisht te kthesat e Palasës ka edhe prani ngricash, autoritete këshillojnë drejtuesit e automjeteve të qarkullojnë me kujdes dhe brenda normave të lejuara.

(E.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re