Rreshjet e borës kanë vijuar deri në orët e para te mëngjesit në juglindje të vendit.
 
 
Rreshje të cilat janë regjistruar në zonat malore mbi 1000 m mbi nivelin e detit. Për pasojë të reshjeve me intensitet trashësia më e madhe është rregjistruar në fshatin e Dardhës atje ku i ka kaluar 15 cm.
 
Dëborë ka pasur në të gjitha fshatrat rrëzë malit të Gramozit në Kolonjë.
 
Në njësinë administrative Dardhas në Pogradec si dhe në njësinë e Lekasit. Të gjitha akset rrugore të këtyre zonave malore janë të kalueshme paprobleme.
 
Nga dita e djeshme të gjitha mjetet e firmave kontraktore janë në gatishmëri me mjete dhe bazë materiale të siguruar. Gjithashtu është siguruar sasia e nevojshme e kripës dhe skorjeve për të përballuar situatën e motit.
 
Nuk raportohen probleme pas rreshjeve përsa i përket furnizimit me energji elektrike në zonat malore.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re