Ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit rrezikon të shtyhet për shkak të reshjeve të dëborës që kanë mbuluar stadiumin e qytetit juglindor.

Në Korçë ka nisur heqja e dëborës nga fusha me mjete primitive, por do të shikohet nëse në stadium do të mund të luhet ndeshja e parashikuar për në orën 13:45 mes Skënderbeut dhe Partizanit.

Sa i takon situatës në qytet, dëbora ka vijuar edhe përgjatë natës së mbrëmshme. Trashësia e saj arrin nga 10-30 cm në zona të ndryshme. Sipas të dhënave nga atoritetet edhe pse është punuar gjatë natës sërish lëvizja në disa akse bëhet me zinxhirë. Në drejtim të Dardhës dhe Voskopojës duhet përdorimi i tyre. Në Qaf Qarr dhe  po ashtu është e nevojshme përdorimi i zinxhirëve. Qafë Thana gjithashtu ka vështirësi lëvizje pasi dëbora shkon në 20-30 në këtë zonë.

Sa i përket njësive administrative lëvizja bëhet vetëm me zinxhirë. Në Pogradec njësia Proptisht vijon të jetë pa energji, ajo furnizohet me fiderin e Librazhdit por ende nuk ështe gjetur defekti. Probleme ka edhe në njësinë Dradhas, ku vijon të jenë disa fshatra të izoluar ndërsa në njësitë e tjera lëvizja me zinxhirë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re